Kryesore Organizim i ri për Veriun: bashkitë ndahen në 4 kategori

Organizim i ri për Veriun: bashkitë ndahen në 4 kategori

Mbledhja e Partisë Socialiste për veriun ka vendosur që të ketë organizim të ri për bashkitë. Sipas numrit të popullsisë do të ndahen në makrobashki, bashki të mesme, bashki të vogla dhe mikrobashki.

Nga kjo ndarje, vetëm Shkodra është bashki e madhe, ndërsa Fushë-Arrëzi dhe Puka do të jenë mikrobashki.

Ndërkohë, grupi për administratën e bashkisë dhe drejtoritë do të drejtohet nga Beqaj dhe 50% e administratës do të jenë gra.

Kjo organigramë do të jetë për të gjitha bashkitë, përveç Shkodrës, për shkak të mungesës së kryebashkiakut.

Mësohet se në mbledhje Tom Doshi ka kërkuar nënkryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Të hënën do të ketë një tjetër mbledhje që do t’i kushtohet emërimeve të reja në drejtori. Rama është shprehur: “Nuk merremi me emra, do të merremi me kriteret. Kush i përmbush, kalon”.