Sport Organizohet Superkupa Europiane, Shqipëria kandidate në listën prej 9 vendesh (LISTA)

Organizohet Superkupa Europiane, Shqipëria kandidate në listën prej 9 vendesh (LISTA)

UEFA ka publikuar përpara pak minutash listën me 9 vendet kandidate për të organizuar Superkupën europiane që do të zhvillohet në vitin 2020.

Midis tyre bën pjesë edhe Shqipëria e cila ka konkuruar me projektin e stadiumit “Arena Kombëtare”. Stadiumi pritet të jetë gati në vitin 2019.

Vendimi për vendin organizator do të bëhet publik në datën 18 Maj të këtij viti.

Në listën e UEFA-s si vende kandidate janë:

Shqipëria, Bjellorusia, Finlanda, Franca, Izrael, Kazakistan, Moldavia, Irlanda e Veriut, Portugalia