Kryesore OSBE publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit

OSBE publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit

Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në raport thuhet se kriza politike ka ndikuar negativisht në të drejtën për të votuar, pasi nuk kishte mundësi për të zgjedhur.

“Kishte pretendime të besueshme se votuesit u intimiduan nga të dyja palët. Procesi i votimit ishte në përgjithësi i qetë dhe në mënyrë të rregullt. Edhe procesi i numërimit ishte pozitiv në përgjithësi edhe pse shumë procedura nuk u ndoqën normalisht”, thuhet ndër të tjera në raport.

Gjithashtu theksohet se u cenua fshehtësia e votës, ndërsa votimi familjar, sipas raportit, është vërejtur në 10 përqind të vëzhgimit.