Aktualitet OSHEE: Këto zona të Tiranës nuk do të kenë energji elektrike në...

OSHEE: Këto zona të Tiranës nuk do të kenë energji elektrike në datat 19 dhe 21 tetor

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në datat 19 dhe 21 tetor do të stakohet energjia në disa zona të Tiranës.

Kjo ndërprerje e energjisë bëhet për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave të shpërndarjes së energjisë.

Njoftimi i OSHEE:

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave në Tiranë, në datat 19 dhe 21 tetor do të stakohet energjia në këto zona në kryeqytet.

Më poshtë oraret dhe zonat e prekura nga investimi

19 tetor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Mine Peza”, “Haki Shehu”, “Kole Kamsi”, Rruga e Xibrakëve

21 tetor

Pjesërisht rrugët: “Mine Peza”, “Petro Nini Luarasi”, “Sali Nivica”