Politika Padia ndaj Dvoranit, Presidenti Meta paraqitet në Prokurori

Padia ndaj Dvoranit, Presidenti Meta paraqitet në Prokurori

Presidenti Ilir Meta do të paraqitet sot në orën 12:00 në Prokurorinë e Tiranës.

Presidenti Meta do të pyetet lidhur me kallëzimin që ka bërë ndaj kreut të KED-it, Ardian Dvorani.

Meta është thirrur nga Prokuroria e Tiranës për të dhënë sqarime për këtë çështje. Prokurori që po heton çështjen dhe do marrë në pyetje Presidentin është Alket Mersini.

Presidenti Meta paditi një muaj më parë kreun e KED pas përplasjes për zgjedhjen e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.

Në kallëzimin e bërë nga Presidenca, thuhet se Dvorani ka shpërdoruar detyrën dhe ka falsifikuar dokumentet shtetërorë.