Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, pas vendimeve të marra në Kuvend, iu bëri thirrje edhe njëherë demokratëve që të bashkohen PD të rithemeluar.
Sipas Palokës, asnjë nuk duhet të bëhet më pjesë e lojës së atyre që për karrige shkelmojnë interesat e demokratëve.
“Sot Kuvendi i PD, për herë të parë u mblodh me kërkesë të delegatëve të tij dhe mori vendime historike, të rëndësishme në bazë të të cilëve qëndron rithemelimi i PD.
Në Kuvendin e demokratëve të lirë, sot morën pjesë një numër jo i vogël prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Unë ju bëj thirrje dhe pjesës tjetër të anëtarëve, t’i bashkohen PD të rithemeluar sot me vullnetin e shumicës përfaqësuese të demokratëve e të mos bëhen pjesë e lojës të atyre që për karrige janë gati të shkelmojnë interesat e demokratëve, për me tepër, nga sot, pa asnjë tagër për të mbledhur Këshillin Kombëtar”, shkruan Paloka.