Bota Papa nevrikoset me besimtaren (VIDEO)

Papa nevrikoset me besimtaren (VIDEO)

Papa Françesku është kapur në një video teksa goditet dorën e një gruaje, e cila e tërhoqi gjatë kohës që po uronte pelegrinët që po qëndronin në sheshin Shën Pjetër gjatë natës së ndërrimit të viteve.

83-vjeçari nevrikoset me besimtaren, e cila ia tërhoqi me forcë dorën Atit të Shenjtë. Papa iu kthye dhe u përpoq ta tërhiqte dorën, ndërkohë që e godet lehtë me shuplakë në dorë gruan, duke kërkuar që ajo ta lëshojë.

Duhej ndërhyrja e truprojave të Papës që ajo ta lëshonte. Përpara se të ndodhte skena, gruaja duket që bën shenjën e kryqit, ndërkohë që nuk kuptohet se çfarë thotë.