Bota Gjysma e kokainës në Europë hyn nga portet belge

Gjysma e kokainës në Europë hyn nga portet belge

Portet belge importojnë gjysmën e kokainës që hyn në Europë, njoftoi gazeta belge “Le Soir” duke u bazuar në konfiskimet e realizuara nga Programi i Kontrollit të Kontejnerëve (CCP).

Programi i Kombeve të Bashkuara është i pranishëm në 15 shtete të Amerikës së Jugut dhe në vitin 2019 ka arritur të sekuestrojë 77 tonë kokainë, 50% më shumë se një vit më parë.

”Le Soir” intervistoi liderin belg të CCP-së, Bob Van den Berghe i cili sqaroi se nga 77 tonët, 63 ishin të destinuara për në Europë dhe gjysma 31 tonë zbarkuan në portet belge të Zeebruzhit dhe të Antverpës.

Në tregun e shitjes me pakicë, 63 tonët kapin një vlerë prej të paktën 3,5 miliardë dollarë.

CCP nuk është e vendosur në të gjithë portet e Amerikës Qendrore dhe Jugore.