Bota Para takimit me Mitsotakis në SHBA, Erdogan: Turqia nuk është shërbëtor i...

Para takimit me Mitsotakis në SHBA, Erdogan: Turqia nuk është shërbëtor i askujt

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të takohet javën e ardhshme në Nju Jork, me kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis, në nisje të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të bashkuara. Dy vendet anëtare të NATO-s, rivalë në rajon, kanë qenë kundërshtarë të hapur me njëri-tjetrin për një sërë çështjesh si ato të detit apo emigracioni.

Mitsotakis tha këtë fundjavë se Turqia është një partner i rëndësishëm në përballimin e sfidës së përbashkët për Europën: emigracionin dhe për këtë duhet të bashkëpunojnë.

Duke folur në një konferencë për mediat, para nisjes për në Nju Jork, presidenti Erdogan tha se Turqia, e cila do të mirëpresë thuajse 4 milionë refugjatë, shumica prej tyre siriane, po vuan peshën e krizës më të madhe të Europës në dekadat e fundit, duke përsipër hapat e nevojshëm, që Greqia fqinje nuk i mori.

Erdogan tha se do të përpiqet të ulet në bisedime me kryeministrin grek, duke shpresuar në arritjen e një marrëveshje të përbashkët, por u kujdes të theksojë se Turqia nuk është shërbëtor i askujt.