Kulturë “Paris-Midi”, 1919: Shqiptarët ortodoksë të Amerikës kundër pretendimeve të atyre të Epirit...

“Paris-Midi”, 1919: Shqiptarët ortodoksë të Amerikës kundër pretendimeve të atyre të Epirit të Veriut dhe të Jugut

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 9 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me kërkesën e shqiptarëve të Amerikës drejtuar asokohe delegatëve të Shtetit të Pavarur Shqiptar në Konferencën e Paqes, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Shqiptarët e Amerikës

Shqiptarët ortodoksë të kolonisë së Amerikës (Southbridge dhe Centralfalls), më origjinë nga Korça, Përmeti, Kolonja, Gjirokastra, Leskoviku, Delvina dhe Çamëria, sapo u kanë dërguar delegatëve të Shtetit të Pavarur Shqiptar në Konferencën e Paqes një telegram për të protestuar kundër pretendimeve që përfaqësojnë shqiptarët ortodoksë të Epirit të Veriut dhe të Jugut, të cilët kërkojnë aneksimin e tyre në Greqi.

Përkundrazi, dëshira e të gjithë shqiptarëve ortodoksë, refugjatë në Amerikë, është të jenë pjesë e një shteti të pavarur shqiptar.  (Radio.)”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania