Bota Paris, përleshje të dhunshme mes policëve dhe zjarrfikësve (VIDEO)

Paris, përleshje të dhunshme mes policëve dhe zjarrfikësve (VIDEO)

Policët dhe zjarrfikësit u përleshën ditën e sotme në Paris, gjatë protestave antiqeveritare që po zhvillohen në kryeqytetin e Francës.

Video nga dhuna janë postuar “online” dhe duken qartë efektivët e ndërhyrjes së shpejtë që përleshen me zjarrfikësit që kërkojnë pagesë më të mirë dhe kushte më të mira në punë.

Pjesëmarrësit në protestë kërkonin rritje shpërblimi për vështirësinë e punës nga 19 në 25%, pasi reduktimi i personelit të zjarrfikësve, sipas tyre, e ka bërë shumë të vështirë detyrën që kanë.

Në fotot nga protesta e zjarrfikësve shihen disa prej tyre që i vunë zjarrin vetes.