Politika Partia e parë e majtë që nuk njeh 30 qershorin, Paskal Milo...

Partia e parë e majtë që nuk njeh 30 qershorin, Paskal Milo i PDS te Meta për datën e re

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka hyrë në Presidencë për të zhvilluar bisedime me Ilir Metën mbi datën e re për zgjedhjet lokale. Burime bëjnë me dije se Milo ka hyrë pak minuta më parë në zyrën e presidentit.

PDS bëhet kështu partia e parë e majtë që pranon shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale. Kjo parti është regjistruar gjithashtu në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje në datën e parë të përcaktuar nga Meta, por Milo tha të hënën në emisionin ‘Open’ se ndihet i shqetësuar se kriza e rëndë politike mund të shkaktojë një shpërthim social të pakontrolluar.