Sport Partizani shkarkon trajnerin Franko Lerda pas humbjes me Tiranën

Partizani shkarkon trajnerin Franko Lerda pas humbjes me Tiranën

Një ditë pas humbjes 1:2 me Tiranën në derbin e kryeqytetit, Klubi i Partizanit ka shkarkuar trajnerin italian Franko Lerda.

Klubi i Futbollit Partizani njoftoi në faqen e tij zyrtare në Facebook se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda.

“Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive“, mbyllet njoftimi.

Franko Lerda e mori drejtimin e kampionëve në qershor, por në vijimësi ka pasur pakënaqësi dhe kritika për rezultatet e dobëta në ndeshjet e javëve të fundi.

Partizani ishte në kulmin e suksesit kur u mor në dorë nga Lerda. Me trajnerin Skënder Gega në krye, Partizani arriti të shpallej kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh.