Bota Pas 30 vitesh në pushtet, vritet në betejë presidenti i Çadit

Pas 30 vitesh në pushtet, vritet në betejë presidenti i Çadit

Idriss Deby, i cili sapo fitoi për herë të pestë zgjedhjet presidenciale në Çad, vdiq gjatë përleshjeve me forcat rebele, njoftoi zëdhënësi ushtarak Azem Bermandoa Agouna.

“Presidenti i Republikës, kryetari i Shtetit, shefi Suprem i Forcave të Armatosura, Idriss Deby Itno, mori frymën e fundit në fushën e betejës për të mbrojtur integritetin territorial”, raportoi ATSh.

Idriss Deby sapo ishte rizgjedhur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të zhvilluara më 11 prill duke marrë 79% të votave.

Pas tri dekadash në pushtet, ai ishte gati për të marrë një mandat të gjashtë radhazi edhe për gjashtë vite të tjera.