Extra Pas “Fifty Shades”, një tjetër histori erotike nga E.L. James

Pas “Fifty Shades”, një tjetër histori erotike nga E.L. James

Autorja e “Fifty Shades Of Grey” rikthehet me një tjetër histori erotike. Britanikja E L James konfirmoi se libri i saj i radhës do të titullohet “Romancë si e Hirushes për shekullin XXI”. Sipas publicistes historia kanë qendër një aristokrat anglez që bie në dashuri më një muzikante misterioze, e ardhur së fundmi në Angli.

Trilogjia “Fifty Shades” e James e cila përfshin fragmente sadomazokiste, shënoi sukses rekord me 150 milion kopje të shitura. Librat janë kthyer edhe në 3 filma nga Universal Pictures, që kanë gjeneruar 1 miliardë dollarë të ardhura nga shitja e biletave.

Megjithëse u pëlqyen nga audienca, vlerësimet e kritikës ishin negative. Saga ku interpretojnë Jamie Dornan dhe Dakota Johnson, nxiti gjithashtu debate për abuzimet seksuale. Libri i ri James do të botohet në Britaninë e Madhe dhe Amerikën e Veriut në 16 prill.