Kryesore Pas largimit të ministrave, Rama paralajmëron sërish: Ndryshime edhe në administratë

Pas largimit të ministrave, Rama paralajmëron sërish: Ndryshime edhe në administratë

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se pas ndryshimit në kabinetin e tij qeveritar, në janar do të ketë ndryshime edhe në nivele të larta të administratës.

Rama mblodhi mëngjesin e së shtunës Kryesinë e PS ku foli lidhur me ndryshimet në qeveri pas protestave të studentëve.

Gazeta ‘Panorama’, shkruan se nga mbledhja me dyer të mbyllura, Rama ka paralajmëruar anëtarët e Kryesisë se përtëritja e qeverisë do të pasqyrohet edhe në administratë ku do të largohen drejtorë të rëndësishëm.

Përtëritja e qeverisë do të pasqyrohet edhe në nivele të larta të administratës ku përfshihen drejtorë të mëdhenj dhe drejtues rajonalë në qarqe”, mësohet të jetë shprehur kryeministri.

Rama vendosi të ndryshojë më shumë se gjysmën e kabinetit të tij. nga 14 anëtarë, 8 prej tyre u ndryshuan me kriterin “5 vjet ministër”.