Extra Pas ndarjes, Arbana Osmani në një romancë të re: Ja regjisori që...

Pas ndarjes, Arbana Osmani në një romancë të re: Ja regjisori që i ka rrëmbyer zemrën

Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti, Arbana Osmani po përjeton një histori të re dashurie.

Bëhet fjalë për regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj, nën shoqërinë e të cilit, Arbana është parë shpesh herë.

 

Lajmin e ka bërë publik gazeta “Panorama”, sipas së cilës regjisori i këtij emisioni e ka shprehur afeksionin përmes mesazheve në rrjetet sociale.
“Përveç dëshmitarëve që i shohin bashkë Arbanën dhe Eduartin tek dalin për një gotë në kohën e lirë, njerëzit kanë vënë re afeksionin e tyre të bukur që e dëshmojnë me mesazhe të ëmbla dhe ngacmime në Instagram”, shkruan “Panorama”.

Eduardi nuk është i panjohur për ne. Shpesh herë e kemi parë nën shoqërinë e miqve të moderatores, Xhemi Shehu apo Eno Popi.
Pavarësisht se Arbana nuk ka publikuar foto me të, regjisori ka publikuar foto me moderatoren Osmani gjatë provave për emisionin, apo nga udhëtimet e shpeshta që kanë bërë jashtë.

Eduardi e ka shoqëruar Arbanën edhe në udhëtimin e saj në Rusi, nga ku ka publikuar edhe një foto teksa shkruante:

“Është eveniment kjo rrugë sepse jemi në një shtet që nuk ka qenë asnjëherë @arbanao Pas 57 shteteve që udhëtuam erdhi ky moment më në fund”, shkruante ai.

 

Pas rreth 16 vitesh martesë, moderatorja Arbana Osmani, i dha fund martesës me Ardit Keron, dhe tashmë jeton me djalin e saj Jon.

Ajo tashmë ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj, megjithëse nuk e dimë nëse do t’i hapë faqet e tij për publikun, duke qenë se gjithnjë është treguar e rezervuar për jetën private.