Kulturë Saranda, historia e qytetit dy mijë vjeçar të Dyzet Shenjtorëve

Saranda, historia e qytetit dy mijë vjeçar të Dyzet Shenjtorëve

Nën rrezet e diellit mesdhetar Saranda reflekton nuancat më të jashtëzakonshme të blusë. Falë zgjatimit përgjatë brigjeve të Jonit, qyteti ofron plazhet e veta publike mjaft të frekuentuara, dhe gjendet vetëm gjysëm ore larg me makinë nga disa prej destinacioneve më të rëndësishme të Rivierës Shqiptare.

Një prej tyre është qyteti antik i Butrintit, Trashëgimi Botërore e UNESCO-s, ku mund të realizosh një shëtitje unike në qytetërimet e së shkuarës që kanë lënë gjurmë në Shqipëri. Pranë Butrintit gjenden dhe ishujt e Ksamilit, që po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendjen e shtypit botëror.

Për të mos u humbur është dhe Syri i Kaltër, një parajsë e vërtetë mbi tokë për nga ngjyrat dhe bukuria.

Origjina e emrit: Vjen nga një manastir i hershëm kristian që iu kushtohet Dyzet Shenjtorëve (Ágii Saránda në greqisht),(Santi Quaranta në italisht).

Emra të mëparshëm: Onhezmi ose Porto Edda për nder të vajzës së Benito Musolinit gjatë periudhës së mbretërisë së mbretit Zog.

Themeluar: Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropian.

Objektet kryesore: Kalaja e Butrintit, kalaja e Lëkursit

Karakteristika: Është cilësuar si riviera shqiptare.