Kuriozitete Pasagjerja harron fëmijë në terminal, avioni bën prapakthehu në qiell

Pasagjerja harron fëmijë në terminal, avioni bën prapakthehu në qiell

Një avion që u nis nga aeroporti i Jeddah-s në Arabinë Saudite me destinacion Kuala Lumpurin në Malajzi, u detyruar të kthehet në qiell pasi u njoftua se një nga pasagjeret kishte harruar fëmijën në sallën e pritjes.

Mediat lokale bën publike audion e pilotit, i cili iu drejtuar pasagjerëve pak pasi ishte ngritur nga toka për të vijuar fluturimin normal: “Le të jetë Zoti me ne. Të kthehemi apo çfarë të bëjmë? Një udhëtare ka harruar fëmijën e saj në terminal”.

Kontrollori i Kullës pyet pilotin për të konfirmuar fjalët e folura, e ky i fundit i përgjigjet duke e sqaruar se pasagjerja e la fëmijën e saj në terminal dhe se për këtë arsye kërkon kthimin pas.

“Mirë, kthehu në terminal. Kjo është një situatë krejtësisht e re për ne”, u tha nga Kulla e Drejtimit.