Politika PD jep shifrat: 65 mijë protestues në Tiranë

PD jep shifrat: 65 mijë protestues në Tiranë

Partia Demokratike bën të ditur se kanë mbërritur ose janë rrugës për në Tiranë për protestën e radhës rreth 65 mijë qytetarë.

Gjithmonë sipas PD-së, parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë disi më të larta se ajo e 25 majit, ku llogariteshin rreth 62 mijë protestues nga rrethet, pa llogaritur qytetarët e Qarkut të Tiranës.

Njësoj si që nga 16 Shkurti, kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.