Kryesore PD zyrtarizon kandidatët e “Primareve” në 26 bashki (EMRAT)

PD zyrtarizon kandidatët e “Primareve” në 26 bashki (EMRAT)

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar këtë të martë kandidaturat e primareve për 26 bashki për zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit që vjen.

Përmes një deklarate për mediat, kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi lexoi emrat e kandidatëve për 26 bashkitë

Ajo tha se në ditët në vijim Kryesia e PD do marrë në shqyrtim dhe miratojë kandidaturat për bashkitë e tjera, pa e thënë arsyen pse nuk u miratuan të gjitha ditën e sotme.

KANDIDATËT E MIRATUAR:

Elbasan: Luçiano Boçi

Tiranë: Adriana Kalaja; Belind Këlliçi; Enkelejda Fejzo; Fatmir Merkoçi; Gerti Bogdani; Ilir Alimehmeti; Julian Deda

Shkodër: Bardh Spahia

Durrës: Armand Dervishi; Fatjon Kosta; Igli Cara

Librazhd: Agron Mekshi; Arianit Leka; Mereme Zeneli; Ndriçim Lila; Shaqir Kuka; Shefki Çota

Prrenjas: Mehdi Leka; Suzana Topi

Gramsh: Maksim Çekrezi; Kodhel Çala

Peqin: Albert Kurti; Mustafa Pasha

Belsh: Bedri Qypi; Dritan Cani

Berat: Kejdi Spahiu; Sazan Guri; Zia Ismaili

Lushnje: Eduart Sharka; Erion Kërçuku; Eurion Iljazi

Patos: Ardian Rama; Gazmend Halimi; Sofie Alushaj

Mallakastër: Neim Begaj; Resmi Shanaj

Roskovec: Dhurata Malko; Nazar Plaka; Nerdit Hazizaj

Divjakë: Aurel Malko; Gjergj Janko

Korçë: Entela Dvorani; Gjergji Gjata; Ledina Alolli

Maliq: Alfred Berberi; Alfred Gega

Kukës: Admir Sinamati

Tropojë: Besnik Dushaj; Feride Rrahmanaj; Mimoza Hajdarmataj; Jordan Memia; Xheme Nezaj

Has: Bledar Lushi; Miftar Dauti; Nazmie Laçi

Vlorë: Arta Haluci; Hysni Sharra; Luan Kapaj; Nada Dullja

Selenicë: Bejdo Alliaj; Dhurata Meçorapaj; Jani Dapaj; Klajdi Runaj; Leonard Rakipaj; Sezai Balilaj;

Delvinë: Bati Cucuri; Hasan Alizoti; Ilir Mehmeti

Sarandë: Ardit Cikuli; Armand Magllara; Ilir Nikolla; Robert Haxhi; Spiro Vaso

Konispol: Aleksandër Loloshi; Fatmir Shero

Shijak: Agim Rameta; Fatbardh Gjata; Astrit Hoxha; Ilgner Vora