Një penallti në një ndeshje 17-vjeçarësh në Meksikë mes Chivas de Guadalajara dhe Buap Lobos po bën xhiron e internetit.
Diego Campillo godet fuqishëm, topi përplaset në traversë dhe portieri mendoi se gjithçka u mbyll.
Por topi merr një trajektore te çuditshme dhe pasi përplaset në tokë, përfundon në rrjetë.
Portieri kërkon sqarime te arbitri, por më kot, goli është i rregullt dhe ndoshta herën tjetër portieri do të tregohet më i vëmendshëm.