Kryesore Përfaqësuesi i Berishës kërkoi përjashtimin e Alibeajt nga procesi për vulën, gjykata...

Përfaqësuesi i Berishës kërkoi përjashtimin e Alibeajt nga procesi për vulën, gjykata merr vendimin

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur që kërkesa e bërë nga përfaqësuesit e Berishës për përjashtimin e Alibeajt nga gjyqin për vulën, të jepet pasi të bëhet gjykimi në themel i çështjes.

Sipas gjykatës kërkesa paraprake e bërë nga Ivi Kaso, është në thelbin e saj e ngjashme me ankimin e themelit dhe ndaj përgjigjja për këtë kërkesë do të jepet në vendimin përfundimtar.

Nëse pranohej kërkesa e përfaqësuesit të Berishës që Alibeaj të mos ishte palë në proces, atëherë çështja pushohej automatikisht dhe mbetej në fuqi vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri, në favor të Berishës.

“Në kundërshtim me ligjin, Enkeleid Alibeaj ka bërë ankim gjykatën dhe po në shkelje të ligjit, gjyqtarja Blerina Muca e ka pranuar këtë ankim. Deputeti Enkeleid Alibeaj nuk legjitimohet si ankimues dhe ne kërkojmë që kjo të jetë gjeja e parë që të merret në shqyrtim nga Gjykata e Apelit”, kërkoi Kaso në nisje të seancës.