Kryesore “Rama ia ka kaluar edhe Lukashenkos”, Meta: Protesta dhe zgjedhje për rrëzimin...

“Rama ia ka kaluar edhe Lukashenkos”, Meta: Protesta dhe zgjedhje për rrëzimin e këtij regjimi

Nga protesta e opozitës, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se rruga e opozitës janë protestat dhe zgjedhjet.

Kryetari i PL-së, Meta ka akuzuar kryeministrin Rama se sipas tij, kërkon që të marrë logon dhe vulën e PD-së teksa ka shtuar se Kryeministri Rama është në panikun e presioneve.

Meta ka deklaruar i bindur se në 14 Maj do të jenë përsëri në këtë shesh për të festuar fitoren e Belind Këlliçit në Tiranë dhe fitoren në rrethet e Shqipërisë.

Ilir Meta: Mbi të gjitha keni sfiduar regjimin më të urryer në kontinent, më të korruptuar në kontinent, regjimin që është lider vetëm për shpopullimin e vendit që ia ka kaluar edhe Bjellorusisë së Lukashenkos përsa i takon mungesës së investimeve. Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me zgjedhje dhe protesta. Një regjim i tmerruar nga vota e lirë.

Një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë, nga firmat që ka hedhur për të plaçkitur miliarda Euro, për të shkatërruar me IKMT-në e tij mbi gjysmën e akteve dhe vendimeve që ai institucion ka marrë në dëm të interesit publik dhe të pronave të ligjshme. Është tronditur në themel siguria juridike, parim themelor i Kushtetutës. Këtij të marrit nuk i mjafton që e shndërroi PS në një bandë plaçkitëse me deputetë që janë vetëm kartona dhe nuk kanë bindje politike, asnjë shqetësim për të ardhmen e këtij vendi.

Tani kërkon të marrë edhe vulën e PD-së. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, politike, sot është në panikun e presioneve nga më mafiozet që ushtrohen nga të gjithë ata, mbështetjen e të cilëve kërkoi për të kapur shtetin. Sot është më i mjerë se asnjëherë sepse nuk ka më asnjë justifikim se kush ja ka fajin për këtë shkatërrim që i bëri shteti dhe shoqërisë tonë e shumë familjeve shqiptare me plagët më të rënda. Pse i duhet këtij të asgjësojë pluralizmin politik dhe PD-në? Që të vjedhë akoma më shumë dhe të mos japë llogari. Të gjithë të vazhdojmë në rrugën tonë. Protesta dhe zgjedhje. Në 14 Maj do të jemi të gjithë këtu për të festuar fitoren e Belind Këlliçit e kudo në Shqipëri.