Politika Përfundimi i mandatit të Leskajt në krye të KLSH, reagon Meta: Të...

Përfundimi i mandatit të Leskajt në krye të KLSH, reagon Meta: Të qëndrojë në detyrë, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri

Presidenti Ilir Meta ka reaguar këtë të mërkurë për përfundimin e mandatit të kryetarit të KLSH-së, Bujar Leskaj. Ai ka kërkuar që Leskaj të qëndrojë në krye të KLSH-së deri sa të zgjidhet kryetari i ri.

Përmes një shkrese, Meta ka bërë me dije se momentalisht po shqyrtohet një kandidaturë e re për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ndërkohë, Meta ka rikujtuar se propozimi i tij më datë 5 nëntor i vitit 2018, ka qenë gjyqtarja Vitore Tusha.