Aktualitet Përplasen dy makina në Vlorë, njëra përfundon në lokal

Përplasen dy makina në Vlorë, njëra përfundon në lokal

Dy automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” rreth orës 17:30.

Sipas policisë, janë përplasur makina tip Benz me drejtues 29-vjeçarin A.A. me një automjet Ford që drejtohej nga 28-vjeçari B.S.

Si pasojë e përplasjes, Fordi u përplas me fasadën e një lokali.

Nga aksidenti u dëmtuan lehtë drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjerja që ndodhej në të, të cilët pas marrjes së mjekimit dolën nga spitali.

Policia thotë se drejtuesve të automjeteve ju bë testi i alkoolit i cili rezultoi 0.254 mg/l për shtetasin A. A dhe 0. 000 mg/l për shtetasin B. S.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.