Aktualitet Përplasja me armë në Vlorë/ Djali i kryeplakut dhe një polic u...

Përplasja me armë në Vlorë/ Djali i kryeplakut dhe një polic u konfliktuan për një vajzë

Një sherr i nisur pak ditë më parë për një vajzë dyshohet se është përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve pasditen e kësaj të premteje në Vlorë.

Burime të lapsi.al thanë se në konflikt janë përfshirë djali i kryeplakut të fshatit Kaninë, Juxhino Aliraj (Todi), 24 vjeç dhe një efektivi policie të Delta Force, Lisian Myrtaj.

Burime nga policia e Vlorës thanë se Aliraj ka qenë duke dalë nga banesa e tij së bashku me të dashurën kur ndaj makinës së tij është hapur zjarr dhe njëri prej plumbave ka prekur xhamin e parmë. Makina rezulton në emër të babait të tij.

Policia ka sekuestruar gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Efektivi i policisë Lisian Myrtaj është shoqëruar në komisariat dhe tashmë ndaj tij po kryen veprimet nga SHÇBA nën drejtimin e prokurorisë së Vlorës. Ai mësohet të ketë thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, por rrethanat janë ende duke u sqaruar.

Juxhino Todi, është larguar dhe nuk është gjetur ende nga policia. Forcat e rendit janë duke ushtruar kontrolle për ndalimin e tij.