Politika Perspektiva e integrimit, Hahn: 2018, vit kyç për shtetet e Ballkanit Perëndimor

Perspektiva e integrimit, Hahn: 2018, vit kyç për shtetet e Ballkanit Perëndimor

Komisioneri evropian për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në një deklaratë për fillimvitin, thotë se 2018-a do të jetë një vit kyç për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa i referohet përpjekjeve të këtyre vendeve për anëtarësim në bllok. Në një postim në Tëitter ai thotë se viti i kaluar ishte përplot me sfida.

“Të jemi krenarë për arritjet e përbashkëta, t’i përforcojmë përpjekjet në fushat ku progresi duhet ende të realizohet”, theksoi Han.

Sipas tij, viti 2018 do të jetë kyç për Ballkanin Perëndimor dhe mundësi për bashkëpunim edhe më të afërt me të gjithë partnerët në sfidat e përbashkëta.

“Të gjithë partnerëve, politikanëve dhe qytetarëve u dëshiroj Vit të Ri të qetë dhe të gëzuar. Ta formojmë të ardhmen së bashku për rininë tonë”, thotë Hahn në urim-mesazhin e tij.