Sport Pirlo: Juventusi ka dhënë sinjale për Ligën e Kampionëve

Pirlo: Juventusi ka dhënë sinjale për Ligën e Kampionëve

Ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit, Andrea Pirlo ruan elozhe për sulmuesin Moise Kean të Juventusit. Ai gjithashtu ka edhe një këshillë për Balotelin, ky i fundit u la jashtë nga Mançini për takimet e kombëtares.

Për “La Gazzeta dello Sport” Pirlo shprehet: “Këtë kombëtare e cilësoi si moderne, kanë 3 mesfushorë me cilësi dhe luajnë futboll të mirë. Në këtë moment Balotelli po luan dhe është sinjal i mirë, por nga ana tjetër Kin ka treguar se nuk i shpërdoron mundësitë që i jepen, sa herë që luan shënon”, komentoi fillimisht ish-fantazisti.

Më pas, nuk mund të mungonte as një parashikim për Juventusin. “Në vitin e duhur ka gjithnjë episode në të cilat kupton se mund t’ia dalësh, në rastin e Juventusit është ndeshja perfekte ndaj Atletikos, ndërsa eliminuan nga turneu ekipin që do të luante në shtëpinë e saj finalen”, përfundoi Pirlo.