Aktualitet Plumba avokatit në Memaliaj, arrestohet autori

Plumba avokatit në Memaliaj, arrestohet autori

AVOKATI ANDREA ZOTAJ

Policia thotë se ka arrestuar një person është arrestuar një natë më parë në Memaliaj, pasi ka qëlluar me armë në ajër për të kërcënuar dy persona që po udhëtonin me makinë në rrugën e vjetër të fshatit Qesarat.

Në pranga ka rënë Fatos Lamaj, 41 vjeç, i cili, sipas policisë ka qëlluar me pushkë me qëllim kanosjen e shtetasve Andrea Zotaj 54 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, nipi i tij. Arma e zjarrit u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa fishekë.

Por sipas vetë Zotajt, pjesë e Dhomës së Avokatisë Gjirokastër, Lamaj i ka bërë atentat dhe ai ka mundur të shpëtojë vetëm pasi ka devijuar makinën në kohë duke shmangur plumbat.

Avokati thotë se Lamaj i kishte zënë pritë për shkak të detyrës, pasi dy net më parë, agresori ishte ndaluar nga policia dhe kishte qëndruar një ditë në paraburgim për shkak të një konflikti me një të afërm të tij.