Aktualitet Policia jep detaje për ngjarjen në Mirditë: 10-vjeçarit i ra topi në...

Policia jep detaje për ngjarjen në Mirditë: 10-vjeçarit i ra topi në lumë dhe shkoi ta merrte

Policia e Lezhës ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike të mbytjes së një fëmije vetëm 10-vjeç në fshatin Shtrungaj të Mirditës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 kur të miturit i ka rënë topi në lumë dhe ka tentuar që ta nxjerrë, por është marrë nga rrjedha.

Policia thotë se me marrjen e njoftimit, shërbimet kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me banorët kanë nisur kërkimet.

Në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e RENEA-s, të cilët kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, por për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit do fillojnë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.