Aktualitet Pranga 5 shqiptarëve në Greqi, kalonin në këmbë me çanta plot me...

Pranga 5 shqiptarëve në Greqi, kalonin në këmbë me çanta plot me drogë

Pasiguria e vijës kufitare ka bërë që shqiptarët të gjejnë rrugë dhe shtigje ilegale për të transportuar lëndën narkotike.

Pas një operacioni të ndërmarrë nga policia greke në kufirin greko-shqiptar, kanë rënë në pranga pesë shqiptarë.

Mësohet se shqiptarët iu janë sekuestruar 96 kg marijuanë pasi po tentonin të kalonin kufirin në këmbë.

Droga u kap në Laka të Igumenicës ku mësohet se shqiptarët u kapën të ngarkuar me 4 çanta që përmbanin 55 pako me 96 kg 432 gram marijuanë.

Ndonëse nuk dihen identiteti i tyre, thuhet se shqiptarët janë të moshave 26, 26, 31, 31 dhe 50-vjec.

Sakaq, atyre iu sekuestruan edhe 5 celularë që kontaktonin me porositësit fqinjë.

Së fundmi fqinjët janë kujdesur që të rrisin sigurinë gjatë perimetrit kufitar.