Politika Presidenti i ri/ Grida Duma mbërrin në Kuvend: Nuk ka më dhe...

Presidenti i ri/ Grida Duma mbërrin në Kuvend: Nuk ka më dhe nuk duhet të ketë më bojkote

Edhe pse grupi parlamentar i PD, i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votimin për Presidentin e ri të Republikës, e pranishme ditën e sotme për të marrë pjesë në procesin e votimit ka qenë Grida Duma, e cila është shprehur se është kundër bojkoteve.

Grida Duma: Unë jam kundër bojkoteve. Nuk ka më dhe nuk duhet të ketë më bojkote. Besoj se e vetmja gjë që na çon drejt një force politike është të heqim dorë nga bojkotet.

Gjatë fjalës së saj, Duma është shprehur se profilin e kandidatit për president, Bajram Begajn e njeh shumë pak teksa nuk ka treguar nëse do ta votojë apo jo kandidatin.

Grida Duma: Profilin e Begajt e njoh pak, nuk kam asgjë për të thënë për të si personalitet. Gjithsesi, ju them se ka shumë për të bërë që institucionet të jenë më demokratike. E kam thënë, presidenti i duhej lënë opozitës. Kemi ardhur në këtë pikë, mbetet që ne t’i japim peshën tonë.