Politika Presidenti i ri, Kryemadhi: Nuk kam asgjë kundër individit, por vota ime...

Presidenti i ri, Kryemadhi: Nuk kam asgjë kundër individit, por vota ime do të jetë kundër

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, para hyrjes së saj në Kuvend, tha për mediat se do të votojë kundër kandidaturës së Bajram Begaj për President të Republikës.

“Vota ime do të jetë kundër. Nuk kam asgjë kundër individit, por jam e shqetësuar për diktaturën që po instalon Edi Rama. Shpresoj që Presidenti i ri të mos jetë ministër pa portofol i Edi Ramës”, tha Monika Kryemadhi.