Extra Prindër për herë të dytë, ja emri ilir zgjodhën Loriku dhe Monica...

Prindër për herë të dytë, ja emri ilir zgjodhën Loriku dhe Monica për të voglën

Ditën e djeshme, ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, u bë baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij italiane, Monica, ka sjellë në jetë një vajzë.

Lajmin e ëmbël e ndau vetë futbollisti në Instagram, duke publikuar në InstaStory një foto të derës së dhomës së spitalit, ku qëndronte e varur një zemër rozë.

Në muajin tetor të vitit që lamë pas, Lorik Cana u shpreh në një intervistë për “Wake Up” se ai dhe bashkëshortja e kishin menduar edhe emrin e fëmijës së dytë, që para se Monica të ishte shtatzënë.

Sipas ish-kapitenit, nëse fëmija i dytë do të ishte vajzë, do ta quanin Enkelejda, pasi i pëlqejnë shumë emrat ilirë.

Çifti nuk ka ndryshuar mendje, duke konfirmuar se emri i të voglës së sapoardhur në jetë është Enkelejda.

Loriku dhe Monica janë gjithashtu prindër të një vogëlushi të quajtur Bojken.