Sport Pritet të ndryshojë skuadër, Bolonja kërkon Bajramin

Pritet të ndryshojë skuadër, Bolonja kërkon Bajramin

Pas vështirësive që Sassuolo po has, Nedim Bajrami, pritet të ndryshojë skuadër në merakton e verës.

Interesimet për fantazistin e Shqipërisë nuk mungojnë dhe një nga klubet që e dëshiron është Bolonja.

Këta të fundit po bëjnë shumë mirë këtë sezon dhe kanë nisur të mendojnë për përforcimet e sezonit tjetër.

Bajrami shihet si një afrim i rëndësishëm, për ndeshjet në Europë dhe në verë pritet të bëhet një ofertë për të.

Sipas raportimeve nga Italia, Bajrami është ndjekur nga afër në miqësoren e Shqipërisë në Parma ndaj Kilit.