Aktualitet Procedohet 43-vjeçarja në Kakavijë, policia i sekuestron 25 mijë euro

Procedohet 43-vjeçarja në Kakavijë, policia i sekuestron 25 mijë euro

Policia Kufitare e Kakavijës ka zbuluar brenda pak orësh rastin e dytë të mosdeklarimit të parave në kufi. Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 25 500 euro, si dhe është proceduar penalisht një 43-vjeçare nga Himara dhe rezidente në Greqi për mosdeklarim të parave dhe sendeve me vlerë në kufi.

Sipas Policisë paratë u gjetën të fshehura në çantën e 43-vjeçares me iniciale S. R., gjatë kontrollit në automjet, ku ajo po udhëtonte me bashkëshortin e saj.