Aktualitet Prokurori i çështjes ‘Toyota Yaris’ ka ardhur 7 herë në Shqipëri, Artan...

Prokurori i çështjes ‘Toyota Yaris’ ka ardhur 7 herë në Shqipëri, Artan Hoxha: Shoqërohet me masa të forta sigurie

Dosja e 3.4 milionë Eurove të Toyota Yaris që u zbuluan në Portin e Durrësit në vitin 2019 është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas akuzave publike që Sali Berisha ka bërë ndaj Lulzim Bashës. Ky i fundit ka qenë personi i vetëm që denoncoi në atë kohë për shumën e parave që po vinin të fshehura në Shqipëri në atë kohë dhe pas disa ditësh u kapën.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar sot se prokurori federal i Belgjikës që po ndjek çështjen e ‘Toyota Yaris’ ka ardhur 7 herë në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoxha tha se prokurori belg në Shqipëri është shoqëruar me masa të forta sigurie.

“Çështja ndiqet nga një prokuror federal në Belgjikë, i cili ka ardhur shtatë herë në Shqipëri me masa të forta sigurie. Është shoqëruar me eskortë policore. Dhe ai në Shqipëri vendoset në hotel i siguruar nga policia shqiptare. Dhe ka siguri maksimale. Ka ardhur 7 herë në Shqipëri. Sasia është kapur në vitin 2018 dhe tani jemi në vitin 2021”, tha ai.

3.4 mln Euro në Toyota, gazetarja: Një gjerman erdhi në Shqipëri, pretendoi se është pronar i parave

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka thënë se një biznesmen gjerman ka ardhur në Shqipëri në Mars të vitit 2019 dhe ka pretenduar se paratë i përkasin atij.

Klodiana Lala: Në Shqipëri mbërriti një biznesmen gjerman i cili pretendonte, ka hyrë në 13 Mars 2019, ka shkuar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, ka deklaruar që unë jam personi dhe pronari i kësaj shume parash.

Blendi Fevziu: Ka ardhur një gjerman që ka thënë jam unë pronari?

Klodiana Lala: Carlo Rizato, në 13 Mars 2019 ka hyrë në territorin shqiptar, ka qëndruar vetëm 1 ditë në Shqipëri, ka deklaruar përpara prokurorëve shqiptarë se jam unë pronari, por ndërkohë në dokumente që ne disponuam nga autoritetet gjermane … Ai thoshte që unë do t’i investoja në biznes në Shqipëri në bregdetin e Semanit do të bëja disa resorte turistike dhe ishin falsifikuar pronat të familjes së njohur Vrioni dhe më pas ajo që çfarë mua më shqetëson edhe sot është fakti se si prokuroria shqiptare dhe dy prokurorë të cilët janë aktualisht në SPAK mbyllën sytë përballë një dosje kaq të rëndësishme. Sepse nuk morën as mundimin dhe nuk bënë as përpjekjen më minimale për të konfirmuar nëse dëshmia e biznesmenit Rizato ishte ose jo e saktë.