Politika “Prokurori që i shërben krimit”, Braçe-PD-së: Ju nuk keni turp, jeni fole...

“Prokurori që i shërben krimit”, Braçe-PD-së: Ju nuk keni turp, jeni fole e krimit

Zv/kryeministri Erjon Braçe ka treguar sot variantin e tij për të vërtetën që fshihet pas arrestimit të Liridon Pulës me detyrë drejtor i Kadastrës në Durrës. Braxxe publikoi dokumentet, mes tyre dhe  denoncimin anonim të cilin, sipas Braces, prokurori Arjan Ndoi thotë se ia ka fshehur gjykatës së Durrësit. Kjo e fundit dje ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.

Bracce akuzoi se arrestimi i tij është akti final i një serie të gjatë kërcënimesh dhe shantazhi një mujor që kishte nisur ndaj drejtorit të ASHK-së, Liridon Pula

Braçe thotë se nuk ka asnjë lidhje gjaku dhe asnjë lidhje tjetër me drejtorin e ASHK-së, por se i del për zot një nëpunësi shteti të ndershëm. Gjithashtu nënvizoi se nuk ka njohur as prokurorin Arjan Ndoi dhe as gjyqtarët e këtij procesi deri ditën kur mësoi ngjarjen.

Ndërsa pati një mesazh edhe për Partinë Demokratike që mori në mbrojtje prokurorin Ndoji.

Braçe:Për partinë e këtij sistemi të vjetër e kriminal për PD. Ju nuk kemi turp fare, atë që di unë  për këto 4-5 ditë në raport me udhëheqësit tuaj do ta konsumoj në ditët në vijim . Ju nuk keni turp nuk keni asgjë serioze ne luftën kundër krimit e korrupsionit, asgjë konkrete në raste si ky.

Për ju liria e njeriut nuk vlen, për ju mund të merret me pushkë, siç e keni marrë dhe në bulevard, si vrasës banalë ordinerë për hir të pushtetit, por edhe me burg, e keni modë sport, e keni bërë me kryetarë që për interes kriminale e vini në shënjestër e doni ta kallni.

Ju jeni njësh me krimin, atë të rrugës e drejtësisë, i keni dhënë imunitet krimit dhe u ka dhënë pandëshkueshmëri dhe ka helmuar themelet e drejtësisë në këtë vend.

Ju jeni foleja ku u rritën këta gjykatës e prokurorët të korruptuar që vetingu po i nxjerr nga vrimat dhe kanë kafshuar e helmuar njerëz të zakonshmën. Ju keni vrarë në këtë vend, ju jeni frymëzimi dhe shpresa e krimit në këtë vend”.