Kryesore PS mbledh Kongresin për zgjedhjet lokale, Edi Rama fton edhe Fatos Nanon

PS mbledh Kongresin për zgjedhjet lokale, Edi Rama fton edhe Fatos Nanon

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste për të diskutuar mbi mbajtjen e Kongresit të 23 marsit në Pallatin e Kongresit si edhe zgjedhjet lokale.

Nuk ka munguar edhe një ftesë për ish-liderin e PS, Fatos Nano.

Mësohet se aktiviteti do të jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme.

Fjalën kryesore do ta mbajë kryetari i PS-së Edi Rama.

Gjithashtu në këtë takim do të shpallet lista e këshilltarëve bashkiakë vetëm për Tiranën.

Është menduar që të ketë fjalime nga disa prej ministrave dhe disa nga kryebashkiakët në vend.