Extra Pse asnjë grua në Hollywood nuk do që të ketë lidhje me...

Pse asnjë grua në Hollywood nuk do që të ketë lidhje me Tom Cruise?

Ai është mjaft i suksesshëm në karrierën e tij si aktor, por jeta sentimentale e Tom Cruise rezulton një dështim. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, Tom Cruise është beqari më pak i kërkuar i Hollivudit nga femrat. Ylli i “Top Gun” është i papërshtatshëm për takime, pasi shumica prej tyre dështojnë menjëherë për shkak të natyrës egoiste të aktorit.

“Tom do të donte të kishte dikë në jetën e tij, por e vërteta është se reputacioni i tij nuk është i mirë”, tha një person që e njeh mirë aktorin.

60-vjeçari është treguar mjaft diskret kur bëhet fjalë për jetën e tij personale, që kur martesa e tij me Katie Holmes mori fund pas 6 vitesh në vitin 2012. Një nga karakteristikat e tjera të Tom Cruise është tendenca e tij për t’i kontrolluar në një shkallë ekstreme.

“Për të, çdo partnere është një zgjatim i vetvetes. Dihet që i kalon “nëpër sitë”. Ai madje merret me veshjet që mund të veshin kur dalin me të”.-thonë burime për Radar Online.

Tom Cruise është shumë i përkushtuar ndaj karrierës së tij sa mezi ka kohë për të kaluar me një person tjetër prandaj kushdo që del me të duhet të përshtatet me oraret dhe rregullat e tij.