Extra Pse femrat duhet të flenë më shumë se meshkujt?

Pse femrat duhet të flenë më shumë se meshkujt?

Sipas disa studimeve, gratë kanë nevojë për më shumë gjumë sesa burrat. Gjumi i femrës është shumë i ndryshëm nga ai i meshkujve, sepse sipas studimeve të ndryshme, gjinisë femërore i duhen më shumë orë pushimi.

Sipas një studimi të fundit që përfshinte 6.000 njerëz, shumica e burrave thanë se ishin lodhur pas një nate me më pak se 7 orë gjumë. Ndërsa gratë u ankuan për lodhje pasi fjetën 7 orë e 30 minuta gjumë.

Doktor Marc Rey, drejtor i qendrës së gjumit dhe zgjimit në spitalin Timone në Marsejë, shpjegon se:

“Ka kaq shumë arsye pse gratë duhet të flenë më shumë. Dhe ato kryesisht kanë të bëjnë me hormonet. Gjatë ciklit menstrual, një grua pëson një ndryshim në nivelet e estrogjenit dhe progesteronit që shkakton periudha lodhjeje”.

Prandaj, femra duhet të flejë më shumë për tu ndier e qetë. Në jetën e një gruaje, periudha shtatzënisë është gjithashtu një kohë kur mungesa e gjumit ndihet fuqimisht. “Në muajt e parë të shtatzënisë, nevoja për gjumë rritet, por e njëjta gjë ndodh edhe tri muajt e fundit kur barku rritet dhe bebja lëviz më shumë.”

Gjatë muajve të parë të jetës së foshnjës, dhe veçanërisht në rastin e ushqyerjes me gji, nëna e re përjeton përsëri gjumë të shqetësuar. Kjo ngre nevojën për gjumë më të gjatë.

Gjithashtu menopauza, e karakterizuar nga ndezje e nxehtë dhe e shoqëruar nga një rënie e niveleve të estrogjenit, gjithashtu mund të rrisë lodhjen.

Sipas një studimi të Universitetit Britanik të Ëarëick mbi mbi 2.500 gra dhe afro 2,200 burra, një grua mesatare humbet 40 minuta gjumë në natë në vitin e parë të jetës së foshnjës së saj.

Për tre muajt e parë, humbja e gjumit mund të shkojë deri në 1 orë në natë. Për baballarët, kjo mungesë është rreth 13 minuta në natë.

Dhe e fundit, megjithëse janë bërë përpjekje për të ulur pabarazinë midis grave dhe burrave, e vërteta është se detyra e kujdesit për shtëpinë vazhdon ende të jetë përgjegjësi e grave, të paktën në shumicën e rasteve.

Sipas doktor Marc Rey, “është e qartë se kjo ngarkesë mendore rrit nevojën për gjumë, thjesht sepse kërkon një riorganizim të natës dhe tretje të informacionit të ditës”./salute.com/