Aktualitet Pse shpërtheu në lot mjekja gjatë vizitës së Manastirliut në Infektiv

Pse shpërtheu në lot mjekja gjatë vizitës së Manastirliut në Infektiv

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim me mjekët e spitalit COVID1, bashkë me drejtuesin e OBSH për Evropën, Hans Kluge.

Ministrja u ka shprehur edhe njëherë mbështetjen për të gjithë bluzat e bardha dhe premtoi se këtë luftë kundër COVID1-19 do e kalojnë të gjithë bashkë.

Por në momentin që po fliste drejtori i OBSH, ministrja shihet në video teksa shkon dhe merr pranë vetes një mjeke. Nuk kuptohet qartë se për se Manastirliu merr pranë vetes mjeken, por shihet që kjo e fundit shpërthen në lot.

Edhe pse ministrja dhe shefja e Infektivit, Najada Çomo mundohen ta qetësojnë, sërish mjeke Nevila vijon të qajë, ndërkohë që Hans Kluge po mbante fjalën e rastit para stafit të Infektivit.