Aktualitet Punëtori ra nga kati i 5 dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i...

Punëtori ra nga kati i 5 dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i firmës

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, administrator i një firme private. Ai është arrestuar pasi në një pallat që po ndërtohej nga firma në administrim të tij, ka rënë nga kati i pestë i një objekti një punëtor 45-vjeçar. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firmë private, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, duke punuar në një pallat që po ndërtohej nga firma në administrim nga shtetasi A. K., ka rënë nga kati i pestë i objektit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, punëtori i firmës, shtetasi A. M., 45 vjeç, banues në Shijak”, njoftoi policia.