Aktualitet Punonjësit e transportit publik sërish në protestë, disa prej tyre shoqërohen në...

Punonjësit e transportit publik sërish në protestë, disa prej tyre shoqërohen në polici

Punonjës të transportit urban kanë protestuar sërish ditën e sotme para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku kërkuan një ‘pagë lufte’ shtesë dhe përmbushjen e kërkesave të tyre me qëllim rinisjen e punës.

Policia ka shoqëruar disa nga protestuesit, ndërsa ka tentuar të shpërndajë disa herë pjesëmarrësit duke iu bërë me dije faktin se për shkak të gjendjes së pandemisë tubimet nuk janë të lejuara.

Protestuesit u shprehën se nuk kanë mundësi të ushqejnë fëmijët, ndaj vetëm kur të plotësohen kushtet do të fillojnë punën me transportin.

“Po vuajmë për bukë. U bënë 4 muaj me ato 400 mijë lekë, jemi zhytur në borxhe”, deklaroi njëri prej tyre.