Aktualitet Vetingu konfirmon në detyrë gjyqtarin Ridvan Hado

Vetingu konfirmon në detyrë gjyqtarin Ridvan Hado

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi të mërkurën të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Ridvan Hado.

KPK nuk konstatoi probleme për sa i përket deklarimeve të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, megjithëse në seancat e shkuara, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, pati vënë në diskutim periudhën kur ai ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD).

Hado ushtron detyrën në sistemin e drejtësisë prej vitit 1996 ku fillimisht ka qenë gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës, në vitin 2013 u emërua në Gjykatën e Apelit, ndërsa në vitin 2016 u bë edhe anëtar i KLD-së.