Pas një viti tejet intensiv, jo vetëm në industrinë e muzikës, atë të modës, por edhe në kinematografi, tashmë është koha që Rita Ora duhet të pushojë.
Së bashku me familjen e saj, këngëtarja 29-vjeçare me origjinë shqiptare u zhvendos në ishullin St. Barts në Karaibe këtë fundjavë.
Ajo u shoqërua në këto pushime luksoze nga nënë e saj Vera, babai Besniku, motra Elena dhe vëllai Don.