Bota Putin kërcënon Perëndimin: Nëse ndërhyni në Ukrainë do të merrni një përgjigje...

Putin kërcënon Perëndimin: Nëse ndërhyni në Ukrainë do të merrni një përgjigje të “rrufeshme”

Vladimir Putin bëri një kërcënim të ri për Perëndimin, duke thënë se çdo vend që do të ndërhyjë në Ukrainë do të përballet me një përgjigje ushtarake të “rrufeshme”. “Ne i kemi të gjitha mjetet për këtë, që askush tjetër nuk mund të mburret se i ka… do t’i përdorim, nëse është e nevojshme”, tha ai ndërsa shtoi: “Ne i kemi marrë tashmë të gjitha vendimet për këtë”.

Paralajmërimi i tij vjen në një kohë kur vendet perëndimore e kanë rritur mbështetjen për Ukrainën gjatë ditëve të fundit. Dje, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të lëvizë çdo gur për t’u siguruar që Ukraina ta mundë Rusinë.

Dhe ditët e fundit, ka pasur një numër në rritje të premtimeve për të shtuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën, përfshirë njoftimin e Gjermanisë se do të dërgojë 50 tanke kundërajrorë. Britania e Madhe pritet gjithashtu të bëjë thirrje për t’i ofruar Ukrainës avionë luftarakë.

Në fillim të kësaj jave, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Perëndimi “po i hedh benzinë zjarrit” duke i dhënë Ukrainës fuqi luftarake dhe tha se konflikti mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.

Paralajmërimi i Putin vjen pasi tensionet u rritën më tej këtë të mërkurë, pasi kompania ruse e energjisë Gazprom ndërpreu furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, duke thënë se kjo është për shkak se vendet refuzuan të ndiqnin rregullin e ri të Moskës për të paguar gazin në rubla.