Extra “Qepe!” Pas Kejvinës, edhe Oriola i kthehet Einxhel me një mesazh publik

“Qepe!” Pas Kejvinës, edhe Oriola i kthehet Einxhel me një mesazh publik

Një deklaratë e Einxhel Shkirës në emisionin “Rudina”, ku tregoi se është feministe dhe aspak xheloze, nuk u prit mirë nga Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi.

Moderatorja tha dje për zënkën me dy vajzat se i ka falur ato dhe se nuk ka kompleksitet ndaj tyre, ndaj nuk dëshiron t’ju prishë punë dhe as t’i bëjë të ndihen keq.

Por këto fjalë duket se nuk i kanë pëlqyer aspak Kejvinës, e cila ka reaguar ashpër nëpërmjet një postimi në Instastory.

Ajo tregon se Einxhel është e kundërta e atyre që ka thënë në emision, madje përmend edhe një rast kur ajo ka “futur hundët” te projekti i vet.

“Hahahaha moj Einxhel Shkira, ça qenke ti moj? Feministe? Beson me të vërtetë në ato që ke thënë. Mos më detyro të postoj ca mesazhe që tregojnë komplet të kundërtën e asaj që ke thënë. Ti s’di punë tjetër përveçse të merresh me jetën e të tjerëve dhe të fusësh intriga e të xhelozosh çdo gjë të bukur”, shkruan Kejvina.

“Si te projekti im që ke futur hundët për të prishur punë. Ndërkohë që me mua haje, pije dhe rrije, ça është kjo mbështetje. Mos u shtir zemër, tregoi publikut se kush je në të vërtetë”, përfundon Kejvina.

Një reagim të ngjashëm ka bërë edhe Oriola Marashi, e cila nuk e beson aspak deklaratën e Einxhel se është feministe: “U lodha me femrat që gjoja i bëjnë jehonë “fuqizimit të fermave” ndërkohë që sulmojnë femra të tjera. Je aq false për fuqizimin e femrave saqë është e shpifur ta shohësh. Ohh qepe!”

Me sa duket gjakrat nuk janë ulur akoma mes vajzave pas sherrit, për të cilin përfunduan në polici.