Bota “Qetësohu Donald, qetësohu!” – Greta Thunberg hakmerret ndaj Donald Trump

“Qetësohu Donald, qetësohu!” – Greta Thunberg hakmerret ndaj Donald Trump

Greta Thunberg i ka kërkuar Presidentit amerikan Donald Trump që të “qetësohet”, ndërkohë që ai kërkon ndalimin e rinumërimit të votave.

Aktivistja 17-vjeçare mori hak ndaj Trump, duke shkruar në Twitter: “Qesharak. Donald duhet të zgjidhë problemet që ka me inatin, më pas të shkojë të shikojë një film me ndonjë shok. Qetësohu Donald, qetësohu!”

Një mesazh i tillë vjen pasi Donald Trump shkroi diçka të ngjashme për Greta Thunberg kur ajo u shpall Njeriu i Vitit nga revista “Time”.

“Sa qesharake. Greta duhet të zgjidhë problemet që ka me inatin, më pas të shkojë të shikojë një film me ndonjë shok. Qetësohu Greta, qetësohu”, shkruante Donald Trump vitin e kaluar.